Ndërtesa e delegacionit të BE-së ‘dëmtohet rëndë’ në sulmin rus ndaj Kievit

Ndërtesa e delegacionit të BE-së ‘dëmtohet rëndë’ në sulmin rus ndaj Kievit

Sipas presidentit të Këshillit të BE-së, ndërtesa e delegacionit të bllokut në Kiev u dëmtua gjatë sulmit të Rusisë gjatë natës.

Antonio Costa e përshkroi sulmin ndaj qytetit si një “sulm të qëllimshëm rus”.

“BE-ja nuk do të frikësohet”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

“Agresioni i Rusisë vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj”, theksoi Costa.

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë ndau fotografi nga vendi, i cili sipas saj ishte “dëmtuar rëndë nga vala e goditjes”.

Katarina Mathernova tha se kjo është “përgjigja e vërtetë e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”. /Telegrafi/

 

MARKETING