Ndalohet një i mitur nga Shkupi, dyshohet për vjedhje të një veture në Gostivar

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se kishe vjedhur një veturë në Gostivar.
“Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, dje (26-shkurt) rreth orës 15:45 minuta, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se një ditë më parë në mënyrë të paligjshme kishte vjedhur një veturë “pezho 306” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar.