Ndalohen katër persona në Kumanovë, dyshohen për vjedhje
MPB njofton se dje (19.09.2024), zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë ndaluar personat G.S.(32) dhe S.B.(27), të dy nga Kumanova. Ata dyshohet se më 21.07.2024 kanë marrë sende nga prona private në Kumanovë.
Po ashtu, MPB njofton se dje (19.09.2024) në ora 18:20, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria D.R (31) dhe E.I (34), të dy nga Kumanova, pasi nga një pronë në Kumanovë kanë marrë kafshë shtëpiake.
“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.