Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

MPB njofton se dje (28.09.2025) në orën 12:30, oficerë policie nga SPB Shkup – Stacioni Policor Aerodrom privuan nga liria T.M. (23) dhe I.M. (26), të dy nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit.
Siç thonë nga MPB, më herët një punonjës i komunës së Aerodromit raportoi se dy persona po digjnin kabllo në një park në bulevardin “Fevruarski pohod”, dhe pasi oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, i gjetën dhe i privuan të dy nga liria”.
“Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga MPB