Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni me 50,9 për qind të votave

Karol Nawrocki fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, duke marrë 50,9 për qind të votave, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni që u mbajtën të dielën, 29 milionë votues të regjistruar shkuan në qendrat e votimit për të zgjedhur midis kryetarit të bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, dhe historianit Nawrocki, kandidatit të Partisë konservatore të opozitës, Ligj dhe Drejtësi.
Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Zgjedhor, Nawrocki mori 50,9 për qind të votave dhe do ta përfaqësojë vendin në presidencë për pesë vjet. Trzaskowski, nga ana tjetër i cili tregohej përpara kundërshtarit të tij në sondazhet parazgjedhore, mori 49,1 për qind.
Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 71,63 për qind.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Poloni u mbajt në mes të diskutimeve të vazhdueshëm midis qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe opozitës, veçanërisht për çështje të tilla si marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE), reformat gjyqësore, ligjet për abortin dhe lufta Rusi-Ukrainë.
Analistët politikë theksojnë se Nawrocki, i cili njihet për qasjen e tij të distancuar ndaj BE-së dhe i frymëzuar nga politikat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mund ta sfidojë qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Tusk me fuqitë e tij të vetos gjatë presidencës së tij.