NATO dën’on përfshirjen e Koresë së Veriut në luft’ën ruse në Ukrainë
NATO dhe partnerët e saj në Azi (Koreja e Jugut, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re) dënuan përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën ruse kundër Ukrainës.
“Dislokimi (korean i Veriut) i mijëra luftëtarëve përbën një përshkallëzim të rrezikshëm të mbështetjes tashmë thelbësore për luftën e agresionit që Rusia po zhvillon, krejtësisht ilegalisht, kundër Ukrainës,” tha Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në një deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë nënvizohet se aleatët janë më të vendosur se kurrë për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa duhet që ajo të fitojë” kundër Rusisë.
Pheniani akuzohet nga Perëndimi për furnizim me predha dhe raketa për ushtrinë ruse në konfliktin e saj me Ukrainën dhe mijëra trupa janë dërguar së fundmi në tokën ruse.