NASA po përgatitet për të udhëtuar drejt Jupiterit
MARKETING
NASA po i bën përgatitjet për nisjen e një sonde drejt hënës së Jupiterit, por që ky proces do të zgjasë disa vjet.
MARKETING
Të dielën, Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane ka paralajmëruar për përgatitjet, por për të interesuarit e kësaj çështjeje, ajo tha se do të mund t’i nisin edhe emrat e tyre në sondën drejt hënës së quajtur “Europa”.
“Do të nevojiten vite që misioni ‘Europa Clipper’ i NASA-s të arrijë një nga hënat e akullta të Jupiterit, Europa. Por, duhet vetëm një moment për të shënuar emrin tuaj për t’u gdhendur në një çip në bordin e anijes”, thuhet në njoftimin e NASA-s.
Nëpërmjet linkut zyrtar, secili personi i interesuar mund të shkruajë emrin, mbiemrin dhe një mesazh, e më pas ai në të ardhmen “do të udhëtojë” drejt Jupiterit.

