Namazi i xhumasë në Al-Aksa nuk do të falet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme

Namazi i xhumasë në xhaminë Al-Aksa nuk do të falet për shkak të masave të gjendjes së jashtëzakonshme të marra pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një deklaratë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se policia izraelite ka mbyllur të gjitha dyert e xhamisë Al-Aksa.
Për shkak të ndalimit të tubimeve brenda fushëveprimit të masave të gjendjes së jashtëzakonshme, adhurimi në xhaminë Al-Aksa do të kryhet vetëm nga zyrtarët ndërsa xhemati dhe besimtarët nuk do të mund të marrin pjesë në namazin e xhumasë.
Hyrjet dhe daljet në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, i cili përfshin edhe xhaminë Al-Aksa u mbyllën nga policia izraelite.
Ministria palestineze e Fondacioneve tha se namazi i xhumasë nuk do të falet në xhaminë “Ibrahimi” në Hebron dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shkeljeve izraelite të vendeve të shenjta.
Sipas mediave izraelite, hyrjet dhe daljet e qyteteve palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar u mbyllën nga ushtarët izraelitë dhe masat e sigurisë u rritën në vendbanimet hebraike të krijuara duke uzurpuar tokat palestineze në rajon.