Nagavci: Të ketë reflektim, ta zgjedhim presidentin
MARKETING
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për reflektim dhe angazhim për zgjedhjen e presidentit pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila u ka dhënë afat deputetëve 34 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri.
MARKETING
Ajo ka thënë se gjatë ditëve në vijim duhet të ketë angazhim nga të gjithë për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhje të reja.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën. Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale. Ky moment duhet të shërbejë për reflektim dhe për angazhim të të zgjedhurve të popullit, në mënyrë që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh. Gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta”, ka shkruar Nagavci.

