Myftiu Tërnava priti në punishten e Xhamisë së Madhe në Prishtinë Bilal Erdoğanin

Myftiu Tërnava priti në punishten e Xhamisë së Madhe në Prishtinë Bilal Erdoğanin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë Necmeddin Bilal Erdoğanin, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, transmeton Anadolu.

Siç njofton BIK-u, myftiu Tërnava, pasi i shprehu mirëseardhje mysafirit Erdoğan, e njohu më pas atë me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Tërnava e falënderoi Erdoğanin për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit “Dijanet” në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Erdoğan mori pjesë gjatë ditës në një panel të organizuar në Prishtinë me titull “Historia e Shkencës në Islam: Prof. Dr. Fuat Sezgin”, ku në kuadër të këtij aktiviteti ai u nderua me çmimin “Global Leadership”.

MARKETING