Myanmar, çarje masive e tokës pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7

Myanmar, çarje masive e tokës pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Myanmarin të premten është rritur në më shumë se 1600, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Një video ku tregohet një çarje e madhe e tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.

Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën./

 

 

MARKETING