Muslimanët në rajon dhe anekënd botës shënojnë Natën e Madhe të Regaibit
Besimtarët muslimanë në vendet e rajonit dhe në mbarë botën, sonte festojnë Natën e Madhe të Regaibit, e cila shënon hyrjen në tre muajt e shenjtë të fesë Islame, përkatësisht muajt Rexhep, Shaban dhe Ramazan, raporton Anadolu.
Nata e Regaibit, nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep sipas kalendarit islam që konsiderohet si paralajmëruesi i ardhjes së tre muajve të shenjtë, shënohet me programe të ndryshme ndër besimtarët muslimanë, përfshirë edhe me programe fetare nëpër xhami, duke e kaluar këtë natë të bekuar në adhurim dhe lutje.
Në xhamitë e kryeqendrave të vendeve të rajonit, por edhe më gjerë në qytetet e Türkiyes, mbahen tradicionalisht programe të lutjeve dhe leximit të Kur’anit.
Nata e Madhe e Regaibit në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë dëshirë, prirje, interesim. Bazuar në mësimet islame, kjo është nata që paraqet mëshirën, ndihmën dhe bujarinë e Allahut ndaj njeriut.