Musk: Koha të dimë çfarë ndodhi me miliardat dërguar në Ukrainë

Musk: Koha të dimë çfarë ndodhi me miliardat dërguar në Ukrainë

Multimiliarderi dhe këshilltari i lartë i presidentit amerikan, Elon Musk, ka shkruar në X se ka ardhur koha të dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me qindra miliarda dollarë të dërguar në Ukrainë.

Deklarata e tij erdhi pas debatit të ashpër mes Zelenskyy-t, Trump-it dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, të cilët e akuzuan disa herë presidentin ukrainas për mosmirënjohje ndaj ndihmës amerikane.

Ky përplasje verbale e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë zgjati rreth dhjetë minuta, teksa Zelenskyy përpiqej të mbronte veprimet e tij në më shumë se tre vjet luftë me Rusinë.

Pas debatit, Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa ceremonia e planifikuar për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet strategjike dhe konferenca e përbashkët për shtyp u anuluan.

MARKETING