Muamed Sejdini ndalohet për dy vjet nga funksionet në futboll për mashtrim dhe keqpërdorim
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka vendosur të ndalojë për dy vjet Muamed Sejdinin, delegat i Kuvendit të FFM-së, për veprën “mashtrim dhe vënie në mashtrim të një organi të organizatës së futbollit”, sipas nenit 84 të Rregullores Disiplinore.
Më 27 nëntor 2024, Komiteti i Emergjencës i FFM-së miratoi ofertën e shoqërisë DPTU ENERGOINVEST TREJD ShPK për ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në vlerë 202.919.610 denarë pa TVSH, pa pagesë avansi, dhe autorizoi Sejdinin të nënshkruante kontratën. Vendimi u konfirmua edhe nga Bordi Drejtues i FFM-së.
Megjithatë, më 3 dhjetor 2024, Sejdini nënshkroi kontratën duke futur një kusht për pagesë avansi 20%, i cili nuk ishte pjesë e ofertës së miratuar. Avansi u pagua pa garanci bankare dhe pa autorizim.
Komisioni Disiplinor konstatoi se ky veprim mashtronte Bordën Drejtues dhe shkaktoi dëm të konsiderueshëm material për FFM, prandaj ndaj tij u shqiptuar masa disiplinore.

