MPJ palestineze mirëpret vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

MPJ palestineze mirëpret vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme përshëndeti njoftimin e Kanadasë se në shtator do të njihte shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ palestineze u theksua deklarata e kryeministrit kanadez, Mark Carney se ata do ta njohin shtetin e Palestinës në shtator.

Në deklaratë përshëndetet hapi “i guximshëm dhe historik” i Kanadasë, i cili është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të drejtën ndërkombëtare dhe se ky hap do të kontribuonte për paqen.

“Marrëdhëniet midis Kanadasë dhe shtetit të Palestinës do të vendoseshin në një mënyrë që do të zhvillohej në fusha të ndryshme”, thuhet në deklaratë ku u bëhet thirrje vendeve që ende nuk e njohin shtetin e Palestinës të ndërmarrin hapa në këtë drejtim për t’i dhënë fund shtypjes kundër popullit palestinez.

Kryeministri kanadez Mark Carney dënoi praktikat e Izraelit në Gazën e pushtuar dhe njoftoi se ata do ta “njohin Palestinën si shtet” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) që do të mbahet në shtator.

MARKETING