MPJ e Bullgarisë: Vendimi kundër Ljupço Gjorgievskit është i papranueshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë dënoi ashpër dënimin e sotëm nga Gjykata Themelore në Manastir kundër Ljupço Gjorgievskit, një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe kryetari i Klubit të mbyllur Kulturor “Ivan Mihajlov” – Manastir.
Georgievski është gjithashtu shtetas bullgar, raporton “Tribuna”.
MARKETING
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Bullgare, “është absolutisht e papranueshme në një vend që e paraqet veten si një demokraci funksionale multietnike, që shprehja e hapur e përkatësisë ndaj popullit bullgar, nderimi i simboleve dhe heronjve kombëtarë bullgarë, si dhe përhapja e letërsisë autentike bullgare të sanksionohet me kërcënime me burgim.
Bullgaria e konsideron këtë rast si një tregues tjetër të minimit sistematik të të drejtave të njeriut të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagim.
“Vendimi kundër Gjorgievskit është një tregues i qartë i mungesës së pavarësisë, profesionalizmit dhe paanshmërisë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, siç është vënë re tashmë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Manastir sot i shqiptoi Gjorgievskit dënim me kusht prej një viti, me akuzën për përhapje të urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në baza kombëtare, racore, fetare ose diskriminuese, si dhe për përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike në rrjetet sociale.