Motoçiklisti 18-vjeçar humb jetën në aksidentin tragjik në Gostivar

Motoçiklisti 18-vjeçar humb jetën në aksidentin tragjik në Gostivar

Sot (29.07.2025) rreth orës 01:40 pas mesnate, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture BMW me targa zvicerane, e drejtuar nga I.M. (38) nga fshati Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B. (18) nga Gostivari.

Për fat të keq, si pasojë e plagëve të marra, motoçiklisti A.B. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

Shoferi i BMW-së, I.M., është ndaluar nga policia dhe pas urdhrit të prokurorit publik, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetues i OVR Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

MARKETING