Mot i keq në SHBA, shkon në 16 numri i viktimave

Një sërë stuhish të forta që janë shtrirë që nga Arkansas e deri në Ohio kanë qënë shkak I përmbytjeve të mëdha .
Tenesi është shteti I goditur më rëndë nga moti I keq ku 10 viktima janë regjistruar në të gjithë pjesën perëndimore të vendit .
Dy persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve në Kentaki, sipas guvernatorit të shtetit Andy Beshear, duke përfshirë edhe një fëmijë.
“Përmbytjet kanë arritur nivele rekord në shumë komunitete,” shkroi guvernatori i Kentakit,në mediat sociale të shtunën, duke u kërkuar banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Qindra rrugë në të gjithë shtetin ishin të pakalueshme për shkak të përmbytjeve, pemëve të rrëzuara ose rrëshqitjeve të dheut.
Sipas mediave lokale dhe autoriteteve 2 persona kanë humbur jetën në Misuri , një në Indiana dhe një pesëvjeçar u gjet i pajetë në një shtëpi në Little Rock, Arkansas.
Ndërkohë moti I keq pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.Shërbimi kombëtar I motit lëshoi paralajmnërime për tornado në Tenesi dhe misiisipi.
Në mars stuhihte e forta në Midëest dhe jug të shba I morën jetën 40 personave.