Moska: Po hetohet edhe skenari i rrëzimit të qëllimshëm të avionit të Prigozhinit

Moska: Po hetohet edhe skenari i rrëzimit të qëllimshëm të avionit të Prigozhinit

MARKETING

Kremlini tha të mërkurën se hetuesit po merrnin në konsideratë skenarin se avioni me të cilin po udhëtonte shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht, hera e parë që autoritetet ruse lënë të kuptohet që ai mund të jetë vrarë.

MARKETING

Sample Image

“Sigurisht që ne po shqyrtojmë variante të ndryshme, përfshirë atë të një mizorie të qëllimshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për hetimin.

Megjithatë zoti Peskov paralajmëroi se hetuesit nuk kanë arritur ende përfundime zyrtare për atë që ndodhi.

“Le të presim rezultatet e hetimit”, tha ai.

Avioni privat me të cilin kreu mercenar Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord më 23 gusht, përfshirë dy figura të tjera kryesore të Grupit Wagner, katër truprojat e Prigozhinit dhe një ekuipazh prej tre personash.
Shkaku është ende i paqartë, por banorët pranë vendit të ngjarjes i thanë agjencisë Reuters se dëgjuan një zhurmë dhe më pas panë avionin të rrëzohej në tokë.

Rrëzimi i avionit erdhi pikërisht dy muaj pasi mercenari Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të dështuar gjatë së cilës autokolonat ushtarake të grupit Wagner iu afruan Moskës rreth 200 kilometra. Ushtria mercenare e Prigozhinit ishte e angazhuar në luftën e Moskës kundër Kievit.

MARKETING