Mos i beso verbërisht “Google Maps”, se mund të fluturosh me gjithë makinë…

Një incident i pazakontë ndodhi në Indonezi, ku një shofer i besoi “verbërisht” udhëzimeve të Google Maps dhe përfundoi duke rënë nga një urë. Ngjarja u regjistrua kur 61-vjeçari, i cili po udhëtonte me makinën e tij BMË, ndiqte udhëzimet në aplikacionin e GPS-së për të shmangur trafikun. Google Maps e udhëzoi atë përmes një rrugë të re, e cila nuk ishte e përfunduar.
Në vend që të ndiqte rrugën e bypass-it, ai kaloi nga një hendek dhe u përplas me një pengesë betoni, duke vazhduar përpara pa mundur ta frenonte makinën. Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur BMË-ja, pas një përplasjeje, fluturoi dhe ra nga mbikalimi i papërfunduar.
Shoferi 61-vjeçar, i cili e mbante të gjithë përgjegjësinë për aksidentin, tha se nuk ishte fajtor pasi thjesht po ndiqte udhëzimet.
Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë dhe i ofruan ndihmën e nevojshme për shoferin dhe pasagjerin e tij, një burrë 47-vjeçar, të cilët kishin pësuar lëndime të lehta. Të dy u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm.