Momenti kur lideri i Hamasit mëson për vrasjen e djemve dhe nipërve: ‘Zoti ua lehtësoftë rrugën’!

Momenti kur lideri i Hamasit mëson për vrasjen e djemve dhe nipërve: ‘Zoti ua lehtësoftë rrugën’!

Lideri i Hamasit, Ismael Haniyeh ka konfirmuar dje se Izraeli i ka vrarë 3 djemtë dhe 3 nipat. Lideri politik i grupit palestinez, tha se bëhet fjalë për djemtë Hazemin, Amirin dhe Mohammadin. Ata raportohet se u vranë nga aeroplanët luftarakë izraelitë teksa një makinë civile u vu në shënjestër në ditën e parë të Fitër Bajramit.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit tonë palestinez”, njoftoi grupi, duke shtuar se të paktën 125 trupa të palestinezëve të vrarë arritën në spitale të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.

“Ne e bëjmë përgjegjës administratën amerikane, komunitetin ndërkombëtar dhe pushtimin izraelit përgjegjës për këto masakra dhe krime që po ndodhin ende në këtë gjenocid të vazhdueshëm”, shtoi grupi.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur Haniyeh mori lajmin për vrasjen e fëmijëve dhe nipërve të tij. Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur, të cilët u evakuuan nga Gaza për të marrë trajtim në një spital në Doha. Haniyeh dukej se përsëriste një frazë të përdorur në lamtumirën e fundit, “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.

MARKETING