Momentet nga tragjeda e përgjakshme – Studentët në SHBA tentuan të fshihen në bibliotekën e universitetit
Pamje të rënda e tejet të trishta janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Broën në SHBA. Në video shihen studentët e universitetit të tmerruar, duke u përpjekur të strehohen në bibliotekën e universitetin, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.
Policia ndërhyrë menjëherë dhe u kërkoi studentëve të mblidhnin sendet e tyre personale, ndërsa i shoqëruan jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Deri më tani për fatin e keq e ditur bëhet se të paktën dy studentë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri. Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit, ndërsa dhjetëra oficerë policie, kanë ndërhyrë dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Video:
https://t.co/P9qoUyZBz8 pic.twitter.com/LV7cR4FcN9
— Roughneck (@Roughneck4795) December 13, 2025

