Molliqaj: Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Duke ju referuar një deklarate të një prej deputetëve Evropianë, Josip Juratoviç, Molliqaj ka thënë se Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit.
‘’Josip Juratoviç është prej deputetëve të rrallë evropianë pēr nga mbështetja që i ka dhënë Kurtit. Ishte me të në mbështetje edhe kur Kurti takonte mërgatën. Ai paska kuptuar mirë transversalen Kurti-Vuçiq. E paska thënë shkoqur çfarë përsërisim ne këtu vazhdimisht: “Kurti dhe Vuçiq i shërbejnë njëri-tjetrit’’, ka shkruar Molliqaj.
Më tutje Molliqaj ka thënë se frika është ushqim për t’u kapërdirë kontrolli.
‘’Të kundërtat puçen në nevojën e tyre për kontroll. Frika është ushqim për t’u kapërdirë kontrolli. Diktatura nuk është direkt urrejtje për njeriun – mizantropi. Ajo projekton rrezik dhe shtyp në emër të mbrojtjes’’, ka thënë Molliqaj.