Mjeku turk: Agjërimi rigjeneron qelizat dhe forcon imunitetin

Mjeku turk: Agjërimi rigjeneron qelizat dhe forcon imunitetin

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme pranë Qendrës Mjekësore Dursun Odabaş e Universitetit Van Yüzüncü Yıl, prof. dr. Remzi Kızıltan, tha se agjërimi rinovon qelizat dhe forcon sistemin imunitar.

Kızıltan tha në deklaratën e tij se muaji i Ramazanit ndihmon trupin ta ruajë ekuilibrin.

Duke folur për dobitë që agjërimi sjell për trupin e njeriut, Kızıltan tha: “Njerëzit në përgjithësi nuk e pëlqejnë ndjenjën e urisë. Është e mundur të jesh i zemëruar kur je i uritur, por ne duhet ta njohim plotësisht urinë. Fatkeqësisht, sot ne nuk mund ta përjetojmë këtë ndjenjë për shkak të mundësive të industrisë ushqimore dhe teknologjisë. Një qelizë mund të prodhojë proteina të gabuara ose të marrë antigjene, viruse ose baktere nga jashtë. Trupi duhet të pastrohet nga këto. Faktori themelor është uria. Kur jeni të uritur, këto pastrohen më shumë nga trupi juaj. Sistemi imunitar po forcohet”.

Edhe pse, siç thotë ai, është i padëshiruar agjërimi për disa të sëmurë, ai thotë se “Të sëmurët që duan të agjërojnë duhet patjetër të konsultohen me mjekët për të mos e rrezikuar shëndetin e tyre. Ata që munden, le të agjërojnë. Studimet shkencore kanë treguar se mekanizmi i autofagjisë parandalon sëmundjet neurologjike si parkinson, alzheimer dhe demencë. Nuk është e përshtatshme të hani ose pini lëngje një herë në ditë. Është e nevojshme të konsumohen lëngje dhe proteina të mjaftueshme ndërmjet iftarit dhe syfyrit. Është po aq e rëndësishme të ushqehemi rregullisht dhe ta kontrollojmë stresin tonë, sa është të qëndrojmë të uritur”./TRT

MARKETING