Mjeku palestinez Abu Safiya ende në burgun izraelit pavarësisht miratimit për lirimin e tij

Mjeku palestinez Abu Safiya ende në burgun izraelit pavarësisht miratimit për lirimin e tij

Drejtori i Spitalit Kemal Adwan në pjesën veriore të Rripit të Gazës, Dr. Hussam Abu Safiya, ende nuk ka marrë lirinë e tij, pavarësisht se ishte përfshirë në listën e të liruarve sipas marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas familjes së tij, e cila bëri një njoftim me shkrim përmes plaftormës sociale amerikane X, procesi i lirimit të mjekut është ende në pritje. Familja njoftoi se, edhe pse disa palestinezë të tjerë që ndodheshin në burgjet izraelite tashmë janë liruar, Abu Safiya nuk ka arritur të fitojë lirinë e tij.

Familja gjithashtu shtoi se “shëndeti dhe fuqia morale të Abu Safiyas janë në gjendje të mirë” bazuar në informacionet qé kanë marrë nga palestinezë të liruar. Megjithatë, ata theksuan se detajet e saktë për lirimin e tij nuk janë konfirmuar dhe kërkuan që të shmangen shpërndarjet e informacionit të paverifikuar.

Sipas raportimeve të CNN-it, Izraeli ka refuzuar të lirojë Dr. Hussam Abu Safiyan dhe Dr. Marwan Al-Hams, drejtori i Spitalit Abu Yousef El-Najar dhe përgjegjës për menaxhimin e spitalëve të fushës në Gaza, në kuadër të shkëmbimit të pengjeve që u bë mes Hamasit dhe Izraelit.

MARKETING