Mister ende shkaku i rrëzimit të avionit të ‘Air India’, India dërgon hetues në SHBA për…
India planifikon të dërgojë hetues në Shtetet e Bashkuara javcën e ardhshme për të analizuar provat e mbledhura nga rrëzimi i avionit të Air India në qershor, në bashkëpunim me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB), raportoi Bloomberg të hënën.
Sipas burimeve të njohura me çështjen, ekspertët indianë do të ndajnë gjetjet e tyre, duke përfshirë informacionin e regjistruesit të zërit në kabinën e pilotit dhe regjistruesit të të dhënave të fluturimit.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka mundur të konfirmojë ende raportin e Bloomberg.

