Ministrja gjermane, homologëve të Ballkanit: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s

Ministrja gjermane, homologëve të Ballkanit: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s
epa09898517 German Foreign Minister Annalena Baerbock attends a joint press conference with her Latvian counterpart (not pictured) after their meeting in Riga, Latvia, 20 April 2022. The Latvian and German foreign ministers during their bilateral meeting focused on Russia's war on Ukraine, support for Ukraine and further sanctions on Russia, as well as pledged greater support for the strengthening of the Baltic states' security. Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock visits the three Baltic states, Latvia, Lithuania and Estonia from 20 till 22 April. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena, Baerbock, ka thënë sot se do të jetë i vështirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse sulmohen anëtarë të misioneve të Nato-s në rajon, apo edhe nëse dikush nga liderët politikë mbajnë lidhje të ngushta me liderin rus, Vladimir Putin.

Në takimin e saj me homologët e shteteve të Procesit të Berlinit, ajo tha se një e ardhme e bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian është mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Dua të jem fare e qartë: Do të jetë e vështirë për ne që të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit nëse shohim politikanë që kundërshtojnë këto vlera”.

“Nëse shohim zmbrapsje nga sundimi i ligjit. Nëse shohim sulme ndaj anëtarëve të misioneve të NATO-s në rajon. Ose nëse shohim zyrtarë të lartë qeveritarë që mbajnë lidhje të ngushta me Vlladimir Putinin”, ka thënë Baerbock në fjalën e saj hyrëse.

Më tej, ajo ka shtuar se duhet të lihen anash veprimet që nuk janë të bazuara në vlera evropiane, dhe bëri thirrje që të punohet nga të gjitha shtetet për vlerat që BE-ja i ka dhe i kërkon.

“Në vend të veprimeve përçarëse, ne duhet të fokusohemi në atë që na bashkon si fqinjë, çfarë na bashkon si evropianë”.

“Mundësia për të krijuar më shumë siguri dhe më shumë prosperitet në të gjitha vendet tona”, ka thënë Baerbock.

Vitin e kaluar, qytetarë serbë nga veriu i Kosovës sulmuan pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë, rreth 90 prej tyre pësuan lëndime, disa nga të cilët edhe të rënda.

Ndërkaq, Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që mban lidhje të ngushta me Rusinë e Putinit. Zëvendëskryeministri serb, Alleksandar Vullin, vetëm muajin që lamë pas, ka zhvilluar disa takime në Moskë me krerët e vendit, nga të cilët edhe me vetë presidentin rus, Putin. /Klankosova.tv

MARKETING