Ministria palestineze bën thirrje për të ndaluar sul’met izra’elite ndaj sistemit shëndetësor
Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të ndalur sulmet e Izraelit ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Palestinës dhe për të ofruar mbrojtje urgjente për infrastrukturën e saj, transmeton Anadolu.
Ministria lëshoi një deklaratë pasi ushtria izraelite bastisi një spital në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestoi një palestinez të plagosur.
Deklarata u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar sulmet e Izraelit ndaj qendrave mjekësore dhe personelit, duke kërkuar që i gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor të mbrohet pa vonesë.
Forcat speciale izraelite sulmuan Spitalin e Specializuar Arab në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën vonë dhe arrestuan një palestinez të plagosur.

