Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën thirrje për “mbrojtje të spitaleve në qytetin e Gazës”

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “mbrojë spitalet dhe ekipet mjekësore dhe të hapë korridore të sigurta kalimi për në spitale” pasi Izraeli kërkoi evakuimin e Gazës, ku jetojnë rreth 1 milion njerëz, transmeton Anadolu.
“Ne kërkojmë mbrojtjen e spitaleve dhe ekipeve mjekësore në qytetin e Gazës dhe hapjen e menjëhershme të rrugëve të sigurta për në spitalet në qytet”, thuhet në llogarinë e ministrisë në Telegram.
Deklarata paralajmëron për një katastrofë të re humanitare që kërcënon jetën e mijëra pacientëve dhe të plagosurve.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee kishte kërcënuar se do të nisin sulm në shkallë të gjerë në qytetin e Gazës në një mesazh të publikuar në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
Duke kërcënuar se qëndrimi në qytetin e Gazës është “shumë i rrezikshëm”, Adraee u kërkoi 1 milion palestinezëve të rajonit që të migronin “urgjentisht” në jug, në rajonin Al-Mawasi.