Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 47 për qind e të vrarëve në gjenocidin izraelit janë gra dhe fëmijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se 47 për qind e palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite janë fëmijë dhe gra, gjë që është “dëshmi e qartë” se Izraeli po synon drejtpërdrejt civilët, transmeton Anadolu.
“Numri i të vrarëve nga gjenocidi i vazhdueshëm i Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar 60.034. Nga ata që humbën jetën, 18.592 janë fëmijë dhe 9.782 janë gra”, konfirmoi ministria në një njoftim.
Njoftimi, i cili zbuloi se 47 për qind e atyre që humbën jetën janë fëmijë dhe gra, theksoi se kjo ishte “dëshmi e qartë” se civilët janë në shënjestër të drejtpërdrejtë.
Qindra trupa u gjetën nën rrënoja dhe në zona të vështira për t’u arritur për shkak të sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite, tha njoftimi ndërsa shtoi se janë shënjestruar edhe ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të mbrojtjes civile, si dhe është bërë bllokadë e vazhdueshme mjekësore dhe humanitare.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave humanitare dhe shëndetësore që të ndërmarrin veprime urgjente për të “ndaluar sulmet izraelite dhe për të shpëtuar njerëzit e pafajshëm”.