Ministria e Shëndetësisë: Na kanë arritur 11.520 doza të vaksinave kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Na kanë arritur 11.520 doza të vaksinave kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Covid-19.

“Bëhet fjalë për 11.520 doza që do të shpërndahen në qendrat shëndetësore gjatë javës. Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Covid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të bëhet në poliklinikën Bit Pazar, njoftojnë nga MSH.
Ndryshe, shtojnë nga atje, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.

MARKETING