Ministria e Jashtme ruse: Zgjatja e mandatit të Stoltenberg nuk do të ketë efekt në marrëdhëniet Rusi-NATO

Ministria e Jashtme ruse: Zgjatja e mandatit të Stoltenberg nuk do të ketë efekt në marrëdhëniet Rusi-NATO

“Zgjatja e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për një vit tjetër, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe aleancës, sepse ato janë inekzistente”.

Kështu u shpreh të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

“Për sa i përket nëse kjo zgjatja e mandatit të Stoltenberg, do të ndikojë ose nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Rusinë, nuk do të ndikojë. Kjo për shkak se Rusia dhe NATO nuk kanë asnjë marrëdhënie,” tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Çështja pse u vendos që ai të qëndrojë duhet t’u drejtohet njerëzve që morën vendimin për ta lënë atë në detyrë. Nuk mungoi intriga atje. Është një pyetje për ta,” deklaroi më tej Zakharova.

MARKETING