Ministri turk i mbrojtjes: Hetimi i rrëzimit të avionit ushtarak do të zgjasë “të paktën 2 muaj”
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, tha sot se procesi i hetimit të kutisë së zezë të avionit ushtarak C-130, i cili u rrëzua në kufirin Azerbajxhan–Gjeorgji dhe ku humbën jetën 20 ushtarë turq, do të zgjasë “të paktën dy muaj”, raporton Anadolu.
“Procesi i deshifrimit të kutive dhe sigurimi i gjetjeve fillestare do të kërkojë të paktën dy muaj”, u tha Guler gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Sipas gjetjeve paraprake, megjithëse jo përfundimtare, pjesa e pasme duket se është shkëputur e para. Pastaj avioni është ndarë në tri pjesë. Këto do të sqarohen me anë të kutisë së zezë”, shpjegoi ministri. Ai shtoi se kutia e zezë aktualisht po analizohet nga Industria Turke Hapësinore (TUSAS).

