Ministri turk: Avioni zjarrfikës turk rrëzohet në Kroaci, piloti humb jetën

Ministri turk: Avioni zjarrfikës turk rrëzohet në Kroaci, piloti humb jetën

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, ka bërë të ditur se janë gjetur mbetjet e një avioni zjarrfikës që i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë së Turqisë, i cili u zhduk në Kroaci, ndërsa piloti ka humbur jetën, transmeton Anadolu.

“Mbetjet e avionit zjarrfikës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë, i cili humbi radio kontaktin në Kroaci, janë gjetur pranë qytetit të Senjit, Kroaci. Lutem për mëshirën e Allahut për pilotin tonë, i cili u martirizua në këtë aksident tragjik dhe shpreh ngushëllimet dhe durimin familjes dhe të dashurve të tij”, tha Yumaklu në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Më herët, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë tha se radio kontakti ishte humbur me një avion zjarrfikës që i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë së Turqisë në Kroaci.

“Dy avionë zjarrfikës ‘AT802’ që i përkisnin Drejtorisë së Përgjithshme të Pylltarisë u nisën nga Çanakalaja të mërkurën, më 12 nëntor, në orën 10:24 të mëngjesit me kohën lokale, për mirëmbajtje të planifikuar në Zagreb, Kroaci. Për shkak të kushteve të motit, të dy avionët kaluan natën në aeroportin e Rijekës në Kroaci”, tha ministria.

“Të enjten, më 13 nëntor, në orën 17:38 me kohën turke, avionët u nisën për në aeroportin e Zagrebit, por filluan të kthehen në aeroportin e Rijekës për shkak të kushteve të këqija të motit. Gjatë rrugës së kthimit, njëri avion u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Rijekës, por radio kontakti humbi me tjetrin në orën 18:25”, shtoi ministria.

MARKETING