Ministri Misajllovski për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, aleat me të cilin kemi bashkëpunim të fuqishëm mbrojtës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë vizitës, Misajllovski do të ketë takim me ministrin shtetëror, lordin Uernon Kouker, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesen e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në Londër ministri Misajllovski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të takohen edhe me ministrin për Shërbime, Biznese të Vogla dhe Eksport, Thomas Garet.