Ministri izraelit: Qëllimi i rifillimit të sulmeve izraelite është “pushtimi i plotë” i Gazës

Ministri i Kulturës i Izraelit, Miki Zohar, ka deklaruar se qëllimi i rifillimit të sulmeve izraelite është “pushtimi i plotë” i Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Zohar, anëtar i Partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për transmetuesin publik KAN tha se “një veprim i tillë rrezikon ata që mbahen peng, por nuk ka zgjidhje tjetër”.
Ministri izraelit pretendoi se sulmet ushtarake të vazhdueshme do ta detyrojë grupin palestinez Hamas të lirojë pengjet izraelite dhe të dëbohet jashtë Gazës.
Më herët, zyra e kryeministrit Netanyahu tha se kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi në mënyrë unanime një plan për të zgjeruar sulmet e vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe për të pushtuar territoret brenda enklavës.
Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, nga ana e tij, tha se ushtria izrsaelite nuk do të tërhiqet nga Gaza.
“Më në fund, ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës. Ne do të ndalojmë së frikësuara nga fjala ‘pushtim’. Më në fund, ne po marrin kontrollin e të gjithë ndihmës humanitare, në mënyrë që të mos kthehet në furnizime për Hamasin”, tha Smotrich për transmetuesin izraelit Channel 13.
Ministri ekstremist i Izraelit tha se popullsia e Gazës do të zhvendoset në jug të enklavës në zonën midis qyteteve Rafah dhe Khan Younis, ku ai pretendoi se ndihma humanitare do të shpërndahet nën mbikëqyrjen e sigurisë izraelite.
Smotrich tha se sapo të fillojë ofensive e re në Gaza, nuk do të ketë “tërheqje nga territoret që kemi pushtuar, as në këmbim të pengjeve”.
Sipas vlerësimeve izraelite, 59 pengje izraelite mbten në Gaza, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë. Nga ana tjetër, më shumë se 9.500 palestinezë mbeten të burgosur në Izraelit në kushte të vështira, duke përfshirë raportime për tortura, uri dhe neglizhencë mjekësore.
Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 52.500 palestinezë janë vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorit e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.