Ministri izraelit: Ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, mesazh për Macronin

Ministri izraelit: Ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, mesazh për Macronin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha se miratimi për ndërtimin e 22 vendbanimeve të reja të paligjshme nga qeveria e Tel Avivit në tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar janë “mesazh i qartë” për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tha se mund ta njohë shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas mediave izraelite, Katz vizitoi Sa-Nur, një nga 22 vendbanimet e reja ilegale të miratuara për ndërtim në tokat palestineze të uzurpuara në Bregun Perëndimor. Në një deklaratë nga ky vendbanim, Katz pretendon se ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja ilegale në tokat palestineze të uzurpuara janë “moment historik”.

Duke pretenduar se vendimi i Izraelit është “mesazh i qartë për Macronin dhe miqtë e tij” të cilët thonë se mund ta njohin Palestinën, Katz deklaroi: “Ky (miratimi i ndërtimit për 22 vendbanime ilegale) është mesazh i qartë për Macronin dhe miqtë e tij. Ata do ta njohin Palestinën në letër dhe ne do ta themelojmë shtetin hebre të Izraelit në terren. Ai dokument (vendimi për të njohur Palestinën) do të hidhet në koshin e plehrave të historisë”.

Kabineti izraelit miratoi ndërtimin e 22 vendbanimeve të reja të paligjshme në tokat palestineze të uzurpuara në Bregun Perëndimor.

Macron në deklaratat e tij që ka bërë më parë ka thënë se Franca mund ta njohë Palestinën. Në një deklaratë sot në Singapor, Macron tha se “njohja e shtetit të Palestinës është detyrë morale”.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar kërcënoi më parë se nëse vendet, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe e njohin Palestinën, Izraeli mund të aneksojë në mënyrë të njëanshme vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanit.

Në tokat e uzurpuara palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të cilat janë nën pushtimin izraelit, ka gati 250 vendbanime të paligjshme. Këto vendbanime të paligjshme, të cilat ndajnë qytetet dhe madje edhe fshatrat palestineze nga njëra-tjetra, po e thellojnë më tej pushtimin në rajon.

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze në këto vendbanime të paligjshme dhe shpesh herë sulmojnë fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor, duke u vënë zjarrin shtëpive, automjeteve dhe tokave bujqësore, dhe duke prerë ullinj.

Jeta e palestinezëve nën zgjedhën e pushtimit në Bregun Perëndimor po bëhet edhe më e vështirë për shkak të sulmeve të izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze.

MARKETING