Ministri izraelit i ekstremit të djathtë krenohet me keqtrajtimin e izraelitëve arabë brenda shtëpive të tyre

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë krenohet me keqtrajtimin e izraelitëve arabë brenda shtëpive të tyre

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, krenohet me keqtrajtimin e izraelitëve arabë brenda shtëpive të tyre në qytetet Lod dhe Ramla në Izraelin qendror, transmeton Anadolu.

Ben-Gvir, i cili udhëheq partinë ekstremiste të djathtë ‘Otzma Yehudit’, postoi një video në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ku shihet duke sulmuar shtëpitë e izraelitëve arabë në qytetet Lod dhe Ramla.

Pamjet tregojnë banorë, të cilët janë me origjinë palestineze, të detyruar të shtrihen në tokë me duart të lidhura pas kokës dhe me sytë të mbuluar.

Ministri gjithashtu shihet duke hyrë në shtëpinë e një familjeje ku janë të pranishëm fëmijë dhe gra.

Ben-Gvir shkroi se ishte “në një turne me forcat speciale, policinë dhe Policinë Kufitare në lagjen Jawarish në Ramla dhe në një lagje në Lod.”

Ai pretendoi se arrestimet dhe bastisjet kishin për qëllim të përballeshin me atë që ai e quajti “sëmundja e kriminalitetit të përhapur në komunitetin arab në Izrael”.

Izraelitët arabë, që përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë, prej kohësh ankohen për diskriminim sistematik në të gjitha aspektet e jetës.

Ministri i ekstremit të djathtë, i njohur për retorikën e tij anti-palestineze, rregullisht publikon video që tregojnë keqtrajtimin e qytetarëve palestinezë brenda Izraelit.

MARKETING