Ministri i Shëndetësisë në Indi: Shumë njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një avion i kompanisë Air India është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, shkruan Gazeta Sinjali.
MARKETING
Ministri i Shëndetësisë së Indisë ka konfirmuar se “shumë njerëz” kanë humbur jetën në përplasjen tragjike, duke dhënë deklaratën e parë zyrtare për viktimat nga autoritetet shtetërore.
Avioni operonte fluturimin AI171 nga Ahmedabad për në aeroportin Gatëick të Londrës dhe në bord kishte gjithsej 242 persona, përfshirë 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez, ka konfirmuar kompania ajrore.
Më herët, Air India deklaroi se të plagosurit po dërgoheshin me urgjencë në spitalet më të afërta, ndërsa informacionet e plota për ngjarjen janë ende në proces verifikimi.
“Në këtë moment, jemi duke mbledhur të dhënat dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e kompanisë në platformën X.
Autoritetet janë ende në vendngjarje dhe hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.