Ministri i Jashtëm turk takohet me komisaren e BE-së për zgjerim në Luksemburg

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua sot në Luksemburg me Marta Kos, komisaren e BE-së për zgjerim, transmeton Anadou.
Sipas një postimi të ndarë nga Ankaraja në platformën turke të medias sociale “NSosyal”, Fidan ka zhvilluar bisedime me Kos në margjinat e një Takimi Ministror mbi Sigurinë dhe Ndërlidhjen Ndërrajonale, të mbajtur si pjesë e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
Turqia ka qenë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 1999 dhe negociatat e saj të pranimit filluan në vitin 2005, por kanë ngecur vitet e fundit.
Zyrtarët turq i kanë bërë thirrje BE-së t’u japë mundësi të re bisedimeve, ta trajtojë Turqinë në mënyrë të drejtë dhe të njohë rëndësinë e saj të madhe strategjike dhe ndërkombëtare.