Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton me homologun iranian rrjedhën e luftës
MARKETING
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Abbas Araghchi, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan ka diskutuar me kryediplomatin iranian rrjedhën e luftës.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe ndërprerje në tregjet globale dhe në aviacion.

