Ministri i Jashtëm turk diskuton djegien e Kuranit me homologun saudit
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi nëpërmjet telefonit me homologun e tij saudit Faisal bin Farhan Al-Saud një sërë çështjesh, duke përfshirë djegien e kopjes së Kuranit në Suedi këtë javë, transmeton Anadolu.
Ministria e Jashtme turke në një deklaratë tha se dy ministrat biseduan për përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar pasojat e provokimit. Takimi do të mbahet në Xhide të dielën.
Ministrat folën edhe për nevojën e luftimit të islamofobisë dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal.
E gjitha bota islame ka reaguar ashpër që kur një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.
Provokimi ndodhi në ditën parë të Kurban Bajramit, një nga festat kryesore fetare islame të festuar nga muslimanët në mbarë botën.