Ministri i Jashtëm iranian i përgjigjet Trump: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm iranian i përgjigjet Trump: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur vetëm për armiqtë

“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet që u përkasin armiqve të Iranit dhe aleatëve të tyre”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas mediave shtetërore iraniane, shkruan Sky News.

Araghchi u zotua të sulmojë objektet e kompanive amerikane në rajon nëse shënjestrohet infrastruktura e saj energjetike.

Araghchi shtoi se Irani do të veprojë me kujdes dhe do të shmangë synimin e zonave të populluara.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut do të jenë midis vendeve.

Trump theksoi se në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti Ngushtica e Hormuzit do të merret nën kontroll.

 

MARKETING