Ministri Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

Ministri Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obigimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.

Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.

Sipas vendimit:

– Parashikohet ulje e çmimeve të pajisjeve shkollore për të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.
“Masa vlen për të gjitha llojet e shitoreve që shesin pajisje shkollore – nga libraritë, deri te supermarketet, deri te shitoret sportive.
“Përfshihet një gamë e gjerë produktesh: fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra, fllomasterë, kalkulatorë, gërshërë, ngjitës, dosje dhe materiale të tjera bazë.
Çdo produkt që do të përfshihet me këtë masë do të shënohet qartë me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, ndërsa në të gjitha shitoret do të vendoset afishe me informacione për masën, në mënyrë që konsumatorët të kenë pasqyrë të plotë dhe transparente.
“Çmimet do të krahasohen me çmimin referent nga 1 qershori i vitit 2025 ose me dokumentet e blerjes për produktet më të reja të importuara. Kjo do të thotë se ulja është reale, e verifikueshme dhe korrekte – si për konsumatorët ashtu edhe për tregtarët”, sqaroi ministri.

Kjo masë, siç theksoi Durmishi, është pjesë e një qasjeje më të gjerë sistemore nga Qeveria për të ndërhyrë aty ku shpenzimet janë më të larta, ndërsa nevojat janë më të mëdha.

“Shporta shkollore” e vitit të kaluar ishte jashtëzakonisht e suksesshme – kursimet për nxënës arrinin nga 750 deri në 2.000 denarë. Çdo kursim familjar do të thoshte më shumë mundësi për fëmijët dhe më pak presion për prindërit”, deklaroi Durmishi.

MARKETING