Ministri austriak – Evropës: Mos ta harrojmë Ballkanin Perëndimor

Ministri austriak – Evropës: Mos ta harrojmë Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Schallenberg, ka thënë se Bashkimi Evropian, duhet të mbajë fokusin edhe në Ballkanin Perëndimor, tash kur bota po përballet me disa kriza.

MARKETING

“Nga pikëpamja e Austrisë, akoma aty situata është e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë nuk duhet ta largojmë nga fokusi jonë. Edhe pse atje falë Zotit nuk ka dhunë”, raporton Klani.
Këto komente Schallenberg i bëri në hyrje të nisjes së takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që po mbahen në Luksemburg.

Në mesin e temave të diskutimit është situata mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

MARKETING