Ministri Aliu shpjegon se përse në disa institucion numri i administratorëve shqiptar është i ulët

Ministri Aliu shpjegon se përse në disa institucion numri i administratorëve shqiptar është i ulët

Sa i përket përqindjes së të punësuarve shqiptar në administratën dhe përqindjen që diku është shumë e ulët, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se kjo është për shkak dy arsyeve, njëra është sepse nuk funksionon sistemi i meritokracisë, dhe e dyta është fakti se ende vazhdon të funksionojë mendësia e vjetër se një shqiptar është më pak i aftë se sa një maqedonas.

MARKETING

Ai tha se duhet krijuar modele për meritokraci që këto gjëra të shmangen.

“Duke krijuar indikator matës në një nivel të punës, jemi duke punuar që të krijohet model, një indikator matës i cili është në nivel të përshkrimit të punës të një individi. Ju kur keni një model shumë thjeshtë është, nëse unë jam me pikë mirë, juve si drejtor, nuk keni se çfarë të më bëni ngase do të kem dëshmi, material, që edhe unë të jem i njejtë me kolegun që  e kam pranë meje. Duke mos patur një model të tillë, mundësitë për manipulim janë jashtëzakonisht të mëdha”,  u shpreh Aziri. /SHENJA/

MARKETING