Ministrat e Jashtëm francezë dhe gjermanë pas takimit në Gjenevë: Irani i gatshëm të vazhdojë bisedimet

Duke folur pas bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës, ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot deklaroi se ata nuk besojnë se ekziston një zgjidhje përfundimtare ushtarakisht për problemin bërthamor iranian.
MARKETING
“Ministri i Jashtëm iranian ka treguar gatishmërinë e tij për të vazhduar këto diskutime mbi programin bërthamor dhe, më gjerësisht, për të gjitha çështjet,” u tha ai mediave të mbledhura në kryeqytetin zviceran.
“Dhe ne presim që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar përmes dialogut”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman Johann Uadephul tha se është “përpjekja jonë e përbashkët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm” në Lindjen e Mesme dhe për të bërë përparim në negociata.