Miliarderëve s’u bën punë Trump! Musk, Bezos dhe Zuckerberg e mbështetën, llogarisin humbje deri në 209 miliardë dollarë

Miliarderëve s’u bën punë Trump! Musk, Bezos dhe Zuckerberg e mbështetën, llogarisin humbje deri në 209 miliardë dollarë

Miliarderët e gjigantëve të teknologjisë, si Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, që mbështetën Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, po paguajnë një çmim të lartë për përfshirjen e tyre politike me republikanët.

Sipas “Bloomberg Billionaires Index”, vetëm shtatë javë pas inaugurimit të presidentit të ri, pasuria e pesë miliarderëve që morën pjesë në ceremoninë e betimit ka pësuar një rënie drastike prej 209 miliardë dollarë.

Kjo është një shembje e pasurisë që ka tronditur “Silicon Valley” dhe gjithë botën e biznesit.

Po cili është shkaku i rënies së pasurisë së tyre?

Që nga marrja e detyrës nga Trump, tregu ka pësuar një rënie të theksuar. Indeksi S&P 500 (standard & poor) ka humbur 6.4%, dhe kompanitë që ishin pjesë e “grupit të betimit” në ceremoninë e Trump kanë humbur 1.4 trilion dollarë në vlerë tregu.

Tesla dhe Amazon janë dy nga kompanitë më të prekura, me Amazonin që ka humbur 14% të vlerës së aksioneve. Edhe kompania Alphabet që ka në zotërim Google, ka qenë nën presion, për shkak të hetimeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ndryshimi i papritur në trendin ekonomik lidhet me pasigurinë mbi politikat tregtare të Trump, frikën e një recesioni dhe tensionet gjeopolitike që kanë ngritur shqetësime të mëdha.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një rënie e përkohshme apo një tendencë më e qëndrueshme që do të vazhdojë në të ardhmen.

MARKETING