Miliarderët e teknologjisë “i bashkon” Al – fotot pushtojnë rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë pushtuar me foto të gjeneruara me mjetin më të fundit me Al të Google, Nano Banana Pro.
Mes kësaj, imazhet e gjeneruara nga Al të liderëve më të fuqishëm të teknologjisë në botë duke kaluar kohë së bashku janë bërë virale.
Një foto e quajtuar “skuadra trilion dollarëshe” tregon miliarderë si Elon Musk, Sundar Pichai, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos në një parking të rrethuar nga vetura luksoze.
Një tjetër foto virale tregon të njëjtin grup manjatësh të teknologjisë në një dhomë.
Një postim i tretë paraqet miliarderët duke festuar në një shtëpi të mbushur plot me njerëz.
Imazhi ka mbishkrimin “Diku në një univers paralel”.
Një tjetër imazh përshkruan manjatët e teknologjisë duke ecur në një rrugë të ndriçuar dobët natën.

