Mijëra njerëz protestuan në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Sanchez

Mijëra njerëz protestuan në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Sanchez

Mijëra njerëz protestuan sot në Plaza de Castilla të Madridit kundër kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Tubimi, i cili u mbështet nga Partia Popullore (PP) dhe partia Vox, u mbajt nën moton “Për unitet, dinjitet, ligj dhe liri.
Organizatori i protestës, Platforma për Spanjën Kushtetuese, deklaroi se takimi ishte organizuar për të dënuar “përkeqësimin e gjendjes së demokracisë” dhe “korrupsionin” në mjedisin e kryeministrit, njoftoi televizioni spanjoll RTVE.
Në demonstratën, ku sipas të dhënave qeveritare morën pjesë 25 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se ishin 400 mijë, u shfaq një flamur i madh spanjoll, së bashku me flamujt e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe kryqin Burgundian.

Pjesëmarrësit e protestës thërrisnin “Pedro Sánchez, dorëhiqe” dhe mbanin pankarta me sloganet “Fajtor” dhe “Nuk është parti, është mafia”, si dhe foto të kryeministrit dhe ministrave të tij pas hekurave.

Zëvendëssekretarja organizative e PP-së, Carmen Funez, e cila mori pjesë në protestë, i cilësoi qeveritarët si “katastrofikë”, duke thënë se “është koha për t’i dhënë zë demokracisë dhe popullit spanjoll”.

“Është koha për t’i dhënë zë demokracisë dhe popullit spanjoll, sepse ata janë ata që mund t’i përgjigjen nevojës për ndryshim që ka shoqëria jonë. Ndryshimi tashmë është duke u zhvilluar, tashmë është në rrugë dhe është absolutisht i pandalshëm.” tha Funez.

Presidenti i Vox, Santiago Abascal, i cili gjithashtu mori pjesë në protestë, i bëri thirrje të gjithë qeverisë së Spanjës të japë dorëheqjen dhe deklaroi se “nuk ka korrupsion që kjo qeveri nuk e bën”.

MARKETING